Zbulohen 4 pasuesit e mundshëm nëse ikën Inzaghi nga Interi

E ardhmja e Simone Inzaghit te Interi mbetet pezull. Drejtuesit Marotta, Ausilio nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, ndërsa trajneri nuk ka konfirmuar nëse do të jetë pjesë e ekipit për Botërorin e Klubeve. Në pritje të përgjigjes së tij, klubi ka përgatitur një listë alternativash për stolin zikaltër.

Në krye të kësaj liste është Cesc Fabregas, i cili këtë sezon ka bërë mirë me Como-n në Serie A, duke mposhtur ekipe si Napoli, Roma dhe Atalanta. Spanjolli ka shprehur publikisht admirimin për Interin dhe për stilin e Inzaghit. Ai është parë si një opsion i guximshëm, pasi do të ishte i pari trajner i huaj nën drejtimin e Marottës.

Një tjetër kandidat serioz është Roberto De Zerbi, që ka rikthyer Marseille-n në Champions dhe ka një lidhje me Luis Henrique, tashmë te Interi. De Zerbi është i njohur për futbollin sulmues dhe guximin në zgjedhje, si dhe për miqësinë me Guardiola-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më të prapavijë në listë janë dy ish-lojtarë të Interit: Cristian Chivu, i cili këtë sezon ka shpëtuar Parmën nga rënia, dhe Patrick Vieira, që ka mbijetuar me Genoa-n. Të dy e njohin ambientin zikaltër dhe përdorin skemën 4-2-3-1, që mund të sinjalizojë edhe një ndryshim taktik për sezonin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi final për të ardhmen e Inzaghit pritet në ditët në vijim, por Interi nuk po rri duarkryq. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?