Zbulohen 4 super sulmuesit që mund të zëvendësojnë Lautaro-n tek Interi
Lautaro Martinez pritet që të jetë largimi i madh i Interit gjatë kësaj vere. Sulmuesi argjentinas pritet që të transferohet te skuadra e Barcelona. Beppe Marotta nuk ka humbur kohë teksa ka nisur menjëherë ofensivën për gjetjen e zëvendësuesve. Emri i parë në listën e zikaltërve është ai Timo Werner, lojtar që shënon shumë e që i pëlqen Antonio Contes.
Problemi është se sulmuesi i Leipzig, në skadencë në 2023, është prej kohësh në shënjestrën e Bayern Mynih, por ndiqet gjithashtu edhe nga Jurgen Klopp e Liverpool i tij. Kështu, konkurrenca është e madhe e kjo mund të rrisë ndjeshëm koston e kartonit të lojtarit muajt e ardhshëm. Werner për momentin ka një klauzolë pre 60 milionë, që skadon në 30 prill.
Sulmuesi teorikisht më lehtë i arritshëm është Luka Jovic. Sezoni i serbit ishte i dështuar dhe shumë shpejt sulmuesi mund të deklarohet jashtë projektit të Real Madrid. Në fakt Blancos e kanë ulur vlerën e lojtarit sa mund të marrin në konsideratë edhe një huazim me të drejtë blerjeme një vlerë prej 50 milionësh.
Po kaq mund të kushtojë edhe Anthony Martial, që ka një situatë ndryshe. Një vit më parë sulmuesi i United ishte një tepricë, por sot është bërë me rol qendror për lojën e Solskjaer. Kjo gjë natyrisht nuk është në favor të atyre që kanë hedhur sytë nga sulmuesi. Conte, duke patur parasysh aventurën në Premier, e njeh dhe e vlerëson francezin. Pavarësisht raporteve të mirë mes klubeve, negociatat me Manchester nuk janë asnjëherë të lehta.