Zbulohen datat e ndeshjeve të Kupës së Gjermanisë

Gjermania vijon të jetë disa hapa përpara të tjerëve sa i përket menaxhimit të situatës së koronavirusit. Sezoni i futbollit rifillon pas disa ditësh, fillimisht me ndeshjet e kampionat, ndërsa finalja e Kupës do të luhet në qershor.

Njoftimin e bëri vetë Federata Gjermane e Futbollit në përfundim të mbledhjes së sotme. Gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë do të luhen më 9 dhe 10 qershor dhe finalja më 9 korrik.

Në prill, Federata Gjermane anuloi finalen e Kupës, e planifikuar fillimisht për 23 maj. Sezoni u ndalua për dy muaj për shkak të pandemisë. Ndeshjet e Bundesligës nisin fundjavën e ardhshme, më 16 maj.

SHKARKO APP