Zbulohen dy emrat që kërcënojnë vendin e punës së Zidane
Zinedine Zidane jo vetëm që nuk e ka vendin e sigurt te Reali, por tashmë drejtuesit e Los Blancos kanë nisur të mendojnë për emrin që do ta pasojë. Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Massimiliano Allegrit, që mund të zërë vendin e francezit.
“Cadena Ser” ka vendosur në “valle” ish trajnerin e Cagliarit, Milanit dhe Juventusit, i cili për momentin është i papunë. Gjithsesi ai nuk është emri i vetëm, pasi në garë është edhe Raul Gonzales Blanco.
Ish-sulmuesi i Los Blancos për momentin drejton ekipin e të rinjve, Real Madrid Castilla, teksa është shumë i dashur për tifozët. Zgjedhja e tij mund të jetë më logjike duke marrë në konsideratë krizën ekonomike nga pandemia. Fiorentina Perez mund t’i besojë dhe eksperiencës së Allegrit, që shquhet si trajner që di të bëjë mjaft mirë ekipet në një kohë të shkurtë. /R.Lika-Koha Jone/