Zbulohen formacionet e Milan-Juve, Ibrahimovic sfidon Cristiano Ronaldon
Sonte në mbrëmje do të luhet gjysmëfinala mes Milanit dhe Juventusit, një duel që premton spektakël. Trajneri Pioli ka vendosur t’i besojë të njëjtit formacion si në derbin ndaj Interit, me dallimin e vetëm se në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Calabria dhe jo Conti. Ibrahimovic dhe Rebic do të luajnë në majën e sulmit.
Në krahun tjetër Sarri ka bërë disa ndryshime. Në portë do të jetë Buffon. Në mesfushë Matuidi zë vendin e Rabiot, ndërkohë që Ramsey do të jetë pas krahëve të Dybala-s dhe Ronaldos, që do të formojnë dyshen e sulmit.