Zbulohen formacionet zyrtare/ Reja lë në stol Hysajn dhe Brojën dhe ndryshon skemën

Shqipëria do të zbresë pas pak minutash për të luajtur sfidën e fundit në Ligën e Kombeve kundër Islandës. Trajneri Edy Reja për këtë ndeshje ka ndryshuar skemë duke kaluar në vendosjen 4-4-2.

Strakosha do të jetë në portë. Veseli dhe Ismajli në qendër, ndërkohë që Lenjani dhe Ivan Balliu në krahë. Në mesfushë Gjasula, Abrashi dhe Ramadani do të formojnë trinomin.

Në sulm Nedim Bajrami do të mbështesë dyshen Cikalleshi dhe Uzuni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?