Zbulohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Itali

Shqipëria do të zbresë pas pak minutash në fushë për të luajtur testin miqësor kundër Italisë. Trajneri italian i beson portën kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga krahët Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj, ndërkohë që në mesfushë rreshtohen Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi. Në sulm dyshja Armando Broja dhe Myrto Uzuni, nga të cilët priten golat kuqezi.

Mancini në krahun tjetër kundërpërgjigjet me skemën 3-4-3. Bonucci në mbrojtje do të mbështetet nga Bastoni dhe Scalvini. Në mesfushë Dimarco dhe Di Lorenzo do të jenë në krahë, ndërkohë që dyshja e qendrës konfirmohet Verrati dhe Tonali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm ka hapësirë për të riun Grifo, ndërkohë që në krahë të tij janë dhe Raspadori dhe Zaniolo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?