Zbulohen formacionet zyrtare të super El Clasicos, ja zgjedhjet e Realit dhe Barcelonës
Bota e futbollit mban frymën në orën 16:15, pasi do të luhet El Clasico, një nga ndeshjet më të bukura dhe më të famshme në Botë. La Liga pas pak minutash na rezervon super përballjen mes Realit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeo”. Edhe pse në një orar të pazakontë spektakli është i garantuar.
Reali zbret në fushë me portierin Lunin, në mbrojtje, do të jenë Militao, Alaba, Mendy dhe Carvajal. Në mesfushë do të aktivizohen Tchouameni, Kroos dhe Modrid, ndërkohë më të avancuar do të jenë Vinicius dhe Valverde për të mbështetur kapitenin Benzema.
Trajneri Xavi do të luajë me Ter Stegen në portë, Seregi Roberto dhe Balde nga krahët. Në qendër të mbrojtjes do vendosen Eric Garcia dhe Kounde. Në mesfushë, Busquets konfirmohet para mbrojtjes, ndërkohë që De Jong dhe Pedri do të pak më të avancuar. Në sulm, Dembele dhe Raphinha do të mbështesin Lewandowskin të vetëm në sulm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

