Zbulohen kriteret e reja për të fituar Topin e Artë

“Topit të Artë” me presidencën e re të Gianni Infantino-s ka pesuar disa ndryshime. Verdikti nuk do te jepet me nga gazetare, futbolliste e trajnere sebashku por vetem nga gazetaret.

Tashmë, dhënia e këtij trofeu  është kthyer në duart e “France Football”, pas 6 vitesh bashkëpunimi mes revistës dhe FIFA-s.

“France Football” bëri të ditur normat e reja për dhënien e “Topit të Artë” për vitin 2016 dhe atyre që do të vijnë në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga ndryshimet e këtij viti është se do të përcaktohen 23 kandidatë, nga 30 që përzgjidheshin deri tani. Duke nisur nga ky vit nuk do të ketë një eliminim të dytë për të përcaktuar 3 finalistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia e “Topit të Artë” të “France Football” do të zhvillohet në Paris brenda këtij viti. Ndërsa ceremonia e çmimit të “Lojtarit më të mirë të Vitit të FIFA-s” do të mbahet në Zyrih në fillim të vitit 2017.

Po kështu, duke nisur nga ky vit do të ndryshojë edhe procesi i votimit. Për “Topin e Artë” të “France Football” do të votojnë vetëm gazetarët sportivë, nga një për çdo vend.

Në total do të jenë 211 gazetarë, që do të japin preferencat e tyre për futbollistin më të mirë të vitit.

Ne konkurim si gjithmone jane te perhershmit Cristiano Ronaldo e Messi, me portugezin qe shihet si me favorit pas fitimit te Champions League dhe Kampionatit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?