Zbulohen përballjet e çerekfinaleve në Kupën e Mbretit, Barcelona me fat

Kupa e Mbretit ka zbuluar çiftet e fazës së 1/8-ave, që do t’i zhvillojë ndeshjet javën e ardhshme, më saktësisht në datat 26, 27 dhe 28 janar. Spikatin duelet Rayo-Barcelona dhe Sevilla-Valencia. Si në raundet e mëparshme, do të luhet një takim i vetëm, çka do të thotë se mund të kemi surpriza të tjera, sikurse kanë ndodhur deri tani me eliminimin e Real Madridit apo Atleticos.

Barcelona do të masë forcat me Rayo Vallecanon. Do të jetë ndeshja e tetë radhazi që futbollistët e Koemanit do të luajnë larg “Camp Nout” (Huesca, Athletic, Granada, Real Sociedad, Athletic, Cornellà dhe Elche këtë fundjavë).

Bilbao do të përpiqet të mposhtë Alcoyanon në El Collao. Valencia, e cila dy vjet më vonë është ende kampioni në fuqi i Kupës, do të duhet të vizitojë “Sánchez Pizjuán” për një duel elite me Sevillan.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?