Zbulohet arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidat e sotme
Kategoria Superiore më në fund do të rikthehet në fushë, pas thuajse tri muajsh, për të luajtur ndeshjet e javës së 27-të. Pak orë para dueleve janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin sot drejtësi.
Dueli mes Bylisit dhe Tiranës do të gjykohet nga Eldorian Hamiti, Flamurtari- Vllaznia nga Kridens Meta, ndërkohë që në Laç gjykon Juxhin Xhaja.
Në “Elbasan Arena”, sfidën mes Kukësit dhe Luftëtarit do ta gjykojë Andi Koçi, ndërsa Partizani-Skënderbeu do të arbitrohet nga Enea Jorgji.
Kategoria Superiore – 3 qershor 2020
17:00
Bylis – Tirana (Eldorian Hamiti)
Flamurtari – Vllaznia (Kridens Meta)
Laçi – Teuta (Juxhin Xhaja)
Kukësi – Luftëtari (Andi Koçi)
20:00
Partizani – Skënderbeu (Enea Jorgji)