Zbulohet arsyeja pse mungoi Cristiano Ronaldo në funeralin e Diogo Jota-s

Mungesa e Cristiano Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor, ka shkaktuar polemika të shumta në Portugali dhe në mediat ndërkombëtare. Shumë u pyetën si është e mundur që kapiteni i kombëtares, vetëm pak orë pasi kishte bërë një postim prekës për Jotën, nuk mori pjesë në homazhe për mikun dhe ish-shokun e ekipit të tij.

Ndërsa rrjeti shpërndante foto të Ronaldos duke pushuar në Mallorca, afër vendit ku u mbajt ceremonia mortore, disa përpiqeshin ta justifikonin mungesën e tij si një përpjekje për të mos tërhequr vëmendjen nga familja e të ndjerit. Por sipas gazetarit të njohur portugez Vitor Pinto nga e përditshmja Record, arsyeja është shumë më e thellë dhe personale.

“Cristiano Ronaldo ka një traumë të madhe emocionale të lidhur me humbjen e babait të tij në vitin 2005, një ngjarje që e ka ndjekur gjithë jetën. Që prej asaj kohe, ai nuk merr pjesë në funerale të njerëzve të afërt për të mos përjetuar sërish atë dhimbje të papërballueshme,” shpjegon Pinto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Record, Ronaldo e ka kontaktuar menjëherë familjen e Diogo Jotës përmes agjentit të tij Jorge Mendes dhe u ka garantuar mbështetje të plotë, tani dhe në të ardhmen. Ai është zotuar të jetë pranë gruas dhe fëmijëve të sulmuesit, duke ndihmuar në mënyrë diskrete, larg kamerave dhe rrjeteve sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pinto thekson: “Nuk ka të bëjë me frikën nga mediat apo me dëshirën për të mos marrë vëmendjen. Thjesht është mënyra personale e Ronaldos për të përballuar dhimbjen dhe për të treguar respekt, pa qenë fizikisht i pranishëm. Kjo është diçka që duhet pranuar dhe respektuar.”

Në përfundim, gazetari shton se Ronaldo do të dijë të nderojë kujtimin e mikut të tij edhe në fushë, në ndeshjet e ardhshme të Portugalisë dhe në Kupën e Botës, ku Jota ishte një figurë e rëndësishme për kombëtaren. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?