Zbulohet data kur City do të mësojë vendimin për Europën
Manchester City është në ankth për vendimin nëse do të marrë pjesë ose jo në Champions League për sezonin e ardhshëm. UEFA dënoi me dy vite pezullim nga Europa drejtuesit e Manchester City-t, ndërsa pikat mbi “i” mund t’i vendosë CAS-i. Gjykata speciale do të marrë në shqyrtim çështjen e Manchester City-t më 8-10 qershor.
Vendimi i CAS pritet të ndajë shuajë edhe dilemat e fundit, nëse City do të vazhdojë të luajë në Europë apo jo. Nëse do të jetë një vendim jo pozitiv, humbja për ekipin anglez do të jetë e madhe, teksa mund të largohet si Guardiola dhe një pjesë e futbollistëve cilësorë.