Zbulohet fatura e frikshme që duhet të paguajë Liverpooli për fitoren e titullit

Pas 30 vitesh pritje, Liverpool më në fund u shpall kampion i Premier League, titulli i parë që prej ngritjes së formatit të ri të kampionatit anglez. Për të realizuar këtë objektiv madhor në historinë e klubit, drejtuesit kanë bërë disa blerje, disa prej tyre me klauzola në kontratë ku Liverpool u premtonte klubeve të origjinës shuma të mëdha nëse arrinte të fitonte titullin.

Tashmë që objektivi u realizua, është koha të paguhet fatura. Sipas “The Sun”, vetëm klubi i Southampton do të marrë si shpërblim për kampionatin e fituar nga Liverpool 3 milionë paund. Përgjatë viteve, “The Reds” kanë blerë aty emra të rëndësishëm të skuadrës si Virgil van Dijk, Sadio Mane, Dejan Lovren dhe Adam Lallana, të cilët kanë mundësuar klubin e vogël të arkëtojë një shumë të konsiderueshme si bonus.

Arsenal gjithashtu pritet të marrë një sasi të mirë parash, pasi Liverpool ka blerë aty Oxlade-Chamberlain, tashmë kampion i Anglisë. Shuma nuk bëhet e ditur për këtë rast, sikurse për atë të Andrew Robertson, i mbërritur në “Anfield” nga Hull. Në listën e skuadrave që do të shpërblehen për kampionatin është edhe Charlton, prej nga Liverpool ka blerë Joe Gomez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?