Zbulohet formacioni ideal i sezonit në Serie A, Interi dominon me pesë lojtarë
Është zbuluar formacioni ideal i sezonit 2025-2026 në Serie A, i përzgjedhur nga vetë futbollistët dhe prezantuar gjatë Gran Galà del Calcio AIC, në transmetim të drejtpërdrejtë në Sky Sport.
Në formacionin më të mirë të sezonit, skuadra që dominon është Interi, me plot pesë lojtarë të përfshirë në 11-shen ideale. Dy futbollistë vijnë nga Roma, ndërsa pjesën tjetër të formacionit e plotësojnë përfaqësues nga Como, Napoli dhe Cagliari.
11-shja është ndërtuar në skemën klasike 4-3-3, duke përfshirë lojtarët që spikatën më shumë gjatë sezonit të kaluar.
Një tjetër detaj që tërheq vëmendjen është fakti se në krye të kësaj skuadre ideale nuk është Cristian Chivu, pavarësisht sezonit të zhvilluar nga Interi nën drejtimin e trajnerit rumun.
Formacioni i votuar nga futbollistët përfaqëson kështu zgjedhjet e tyre për lojtarët që lanë gjurmën më të madhe në kampionatin italian 2025-2026, me Interin që është klubi më i pranishëm në këtë 11-she.
KOHA JONË SONDAZH

