FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet formacioni për ndeshjen me Izraelin, Rolando Maran nis sonte epokën kuqezi

Kombëtarja shqiptare ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore të mbrëmjes së sotme të ekipit kuqezi ndaj Izraelit, e cila do luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:00.

Kjo është sfida e parë e kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili debuton në stolin e Shqipërisë përpara tifozëve vendas.

Tekniku italian ka zgjedhur t’i besojë repartit ofensiv me Armando Brojën në majën e sulmit, ndërsa një nga risitë e formacionit është aktivizimi i Ernest Mehmetit nga minuta e parë. Në mesfushë rikthehet Ylber Ramadani në vend të Julian Shehut.

Swiss Digital Desktop Reklama

FORMACIONI ZYRTAR

Swiss Digital Mobile Reklama

SHQIPËRIA: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Mehmeti, Broja, Hoxha.

Trajner: Rolando Maran.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?