Zbulohet formacioni zyrtar, Panucci befason me dy surpriza të mëdha

Sonte në mbrëmje në orën 20:45, Shqipëria do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e parë eliminatore ndaj Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Futbollistët do të bëhen gati për të dalë në nxehjen e zakonshme përpara sfidës.
Panucci e ka ndarë mendjen për 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, ndërsa dy janë suprprizat e teknikut italian. E para lidhet me sulmin, ku nga minuta e parë do të luajë Bekim Bala, njeriu që ka shënuar shumë herë në Shkodër dhe që “bekoi” Kombëtaren në Portugali, me gol në ndeshjen e parë të edicionit të eliminatoreve Euro 2016.
Surpriza tjetër është lënia në stol e Eros Grezdës dhe aktivizimi si sulmues i djathtë, i futbollistit të Metzit në Francë, Ivan Balliu.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Christian Panucci
Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunes
KOHA JONË SONDAZH

