Zbulohet ku do të luhet finalja e Champions League në vitin 2027

Stadiumi “Wanda Metropolitano” i Atletico Madridit është zgjedhur për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2026/2027, ka bërë të ditur UEFA në faqen zyrtare. Ndeshja për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian do të luhet të shtunën, më 5 qershor 2027.

Ky do të jetë hera e dytë që “Metropolitano” mirëpret finalen e Champions-it, pas vitit 2019, kur Liverpooli mposhti Totenhemin 2:0.

Kryeqyteti spanjoll do të jetë për herë të gjashtë mikpritës i finales së madhe. Deri më tani, katër finale janë zhvilluar në “Santiago Bernabeu”: në vitet 1956, 1969, 1980 dhe 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, finalja e këtij sezoni do të luhet më 30 maj 2026 në “Puskás Arena” të Budapestit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?