Zbulohet lojtari që pritet të sakrifikohet në verë tek Interi

Denzel Dumfries mund të jetë lojtari i radhës që pritet të sakrifikohet te skuadra e Interit. Lajmi jepet nga gazeta “Il Giorno”, ku theksohet se ish lojtari i PSV, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 dhe me pak gjasa për ta rinovuar, duket i destinuar për t’u larguar.

Marrëdhëniet me agjencinë që menaxhon janë shumë të ftohta dhe për këtë arsye, largimi në verë duket gjithnjë e më i mundshëm.  Dy janë skuadrat pretendente për momentin: Manchester United dhe Aston Villa e Unai Emery.

Gjatë aventurës së tij me zikaltrit, Dumfries në 116 ndeshje aktivizimi në total,  ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 18 asiste. Falë paraqitjeve të mira tek Interi ai ka mundur që të jetë një pikë referimi dhe në Kombëtaren e Holandës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?