Zbulohet pjata e preferuar e Yamal para ndeshjeve të rëndësishme

Lamine Yamal, ylli 17-vjeçar i Barcelonës, megjithëse ende nuk ka mbushur 18 vjeç, tashmë ka fituar statusin e një superylli global në futbollin modern. Talenti spanjoll vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm për performancat në fushë, por edhe për jetën e tij private.

Sipas një raportimi të fundit të gazetës spanjolle “Marca”, është zbuluar çfarë konsumon Lamine Yamal para çdo ndeshjeje të rëndësishme. Ushqimi i tij i preferuar është mish pule me oriz në salcë kikiriku, një recetë tradicionale nga Guinea Ekuatoriale, përgatitur nga nëna e tij, Sheila Ebana, me origjinë nga ky vend afrikan.

Ky ushqim, i pasur në proteina dhe yndyra të shëndetshme, e ndihmon Yamalin të ruajë masën muskulore dhe energjinë, cilësi të domosdoshme për një sportist elitar. Kikiriku, si përbërësi kyç i salcës, sipas nutricionistes May Moron, është një ushqim i pasur në proteina bimore, fibra, vitamina B, minerale si magnezi dhe kaliumi, si dhe antioksidantë të fuqishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yamal ndjek një stil ushqimi të ngjashëm me Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu konsumon rregullisht pulë, peshk, tërshërë, brokoli, avokado dhe produkte të tjera të pastra. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?