Zbulohet shkaku pse dështoi huazimi i Brojës te Ipswich

Armando Broja pak ditë më parë arriti një marrëveshje me Ipsëich për kalimin në formë huazimi, por lëvizja dështoi sepse mjekët zbuluan shenja të një dëmtimi në tendinën e Akilit.

Dy klubet ranë dakord për një marrëveshje që sulmuesi të kalojë sezonin tek Ipsëich në fillim të kësaj jave. Por “SunSport” ka mësuar se testet mjekësore të lojtarit kanë shkaktuar komplikime.

Problemet mjekësore të Brojës janë një goditje e madhe për Chelsea-n, i cili po kërkon të largojë të paktën 15 lojtarë përpara mbylljes së merkatos të premten. Sulmuesit shqiptar nuk ka të ardhme në Stamford Bridge , pasi Maresca e ka jashtë planeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?