Zbulohet shpërblimi që do të marrin lojtarët e Tiranës nëse kalojnë turin sonte

Futbollistët e Tiranës dhe stafi do të marrin si shpërblim 100 milionë lekë në rast se kalojnë turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Presidenti Refik Halili ia komunikoi këtë shumë futbollistëve në një mbledhje që pati pak minuta më parë përpara se skuadra të nisej drejt stadiumit, ku në orën 19:00 do të zhvillohet takimi me Dinamo Tbilisin.

Kjo premio është një motiv më tepër për lojtarët bardheblutë, të cilët do të provojnë që të bëjnë mrekullinë në transfertën e vështirë.

SHKARKO APP