Zbulohet shuma e frikshme që do të humbasin klubet e Bundesligës nga mungesa e tifozëve
Gjermania është një nga vendet që e ka përballuar më mirë epideminë e koronavirusit, e cila prej disa muajsh po ndryshon zakonet tona. Megjithëse numri i infeksioneve është relativisht i lartë, nuk ka pasur krizë në sistemin shëndetësor, duke bërë që të merret vendimi për rihapjen e Bundesligës.
Kampionati në Gjermani do të rifillojë me dyer të mbyllura, pa publik, një situatë e pazakontë që do të sjellë dëme të mëdha ekonomike. Sipas gazetës “Kicker”, në fakt, skuadrat e ligës së parë dhe të dytë do të humbasin plotë 91 milionë euro.
70 milionë euro është humbja për skuadrat e Bundesligës, të cilat do t’u shtohen të ardhurat e humbjeve nga mungesa e shërbimeve gjatë ndeshjeve. Të gjithë faktorët do të kenë peshën e tyre në këtë krizë, teksa skuadrat do të kenë humbje të konsiderueshme në pasqyrat financiare në fundin e sezonit. /R.Lika-Koha Jone/