Zbulohet “Topi i Artë” i Superiores dhe formacioni i vitit 2021
RTSH dhe FSHF organizuan dje ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sezonin 2020-2021. Në eventin mbajtur te Liceu Artistik, u vendos se kush ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar si dhe formacioni më i mirë.
“Topi i Artë”, u shpall ish-lojtari i Teutës, Dejvi Bregu. Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i Abissnet Superiore për sezonin 2020-2021. Në formacionin e vitit pati një përfaqësim të disa skuadrave. Trajneri më i mirë u shpall Thomas Brdaric.
Formacioni më i mirë: Visar Bekaj (Tirana), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Egzon Belica (Partizani), Mevlan Adili (Vllaznia), Marsel Ismajlgeci (Tirana), Julian Shehu (Laçi) , Albano Aleksi (Teuta), Regi Lushkja (Laçi), Jasir Asani (Partizani), Dejvi Bregu (Teuta), Agim Ibraimi (Kukësi+Dinamo). Trajner: Thomas Brdaric (Vllaznia).