Zeniti zgjedh lojtarin e muajit, ja dërgon çmimin në shtëpi me dron (VIDEO)

Zenitit i Shën Petërburgut ka ndarë si zakonisht çmimin e lojtarit të muajit, që këtë herë shkoi për mesfushorin brazilian Malcom. E veçanta e ndarjes së çmimit është se ai ju dorëzua futbollistit nëpërmjet një droni në shtëpinë e tij.

Në videon e shpërndarë nga klubi rus, Malcom sqaroi për tifozët se si iu kërkua nëpërmjet një mesazhi që të hapte dritaren e apartamentit të tij dhe një dron i dorëzoi futbollistit trofeun e fituar për paraqitjet e tij me klubin muajin e shkuar.

Në muajin mars, Malcom luajti 3 ndeshje për Zenitin duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar një asist ndërkohë që aktualisht kampionati rus është ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid 19.

SHKARKO APP