Zgjidhet formacioni më i mirë, Dobi trajneri i javës së 28-të
Pas përfundimit të javës së 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të javës, ndërsa si trajneri më i mirë është vlerësuar tekniku i Teutës, Enkeleid Dobi, pas fitores së durrsakëve 0-1 ndaj Dinamo City-t.
Në portë është përzgjedhur gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Vasilios Zhongo (Teuta), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Diar Halili (Tirana).
Në mesfushë u dalluan këtë javë Ardit Krymi (Vllaznia), Ibrahim Abass (Elbasani), Irgi Kasalla (Vora) dhe Xhonatan Lajthia (Elbasani). Në vijën para sulmit është vendosur Rowan Human (Partizani), ndërsa dyshja e repartit ofensiv përbëhet nga William Serge Tabekou (Tirana) dhe Ergis Arifi (Teuta).
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11838

