Zhang e thotë hapur: Objektivi i Interit është marrja e yllit të dytë

Inter ka bërë festën e krishtlindjeve dhe aty kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e klubit, përveç presidentit Steven Zhang, i cili nuk e kishte të mundur të ishte prezent në Milano.
“Interi është aty ku duhet të jetë. Ne kemi një ëndërr, yllin e dytë dhe ne po punojmë për ta realizuar këtë ëndërr”, këto ishin fjalët e presidentit zikaltër në formën e një videomesazhi në festën e krishtlindjeve të skuadrës.
Deklarata e tij nuk do të thotë se Inter do të heqë dorë nga Champions League apo nga Kupa e Italisë këtë sezon, por parësore kanë yllin e dytë në fanellë. Interi nën drejtimin e Simone Inzaghit është në rrugëtimin e duhur, duke bërë paraqitje shumë të mira në kampionat dhe Champions.
KOHA JONË SONDAZH

