Zhegrova bëhet baba për herë të parë, i vë djalit emrin e veçantë
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka përjetuar një moment të veçantë në jetën personale, pasi është bërë baba për herë të parë. Futbollisti e ka mirëpritur lindjen e djalit të tij gjatë muajit mars dhe ka vendosur ta pagëzojë me emrin Mars.
Lajmi është bërë publik edhe nga klubi i Juvetusit, i cili përmes një mesazhi urimi përgëzoi lojtarin për këtë moment të rëndësishëm familjar.
Në aspektin sportiv, aventura e Zhegrovës te Juventusi nuk ka shkuar sipas pritshmërive deri tani. Sulmuesi u transferua te bardhezinjtë në shtatorin e kaluar, por nuk ka arritur ende të lërë gjurmë në fushë.
Deri në këtë pikë të sezonit, Zhegrova ka regjistruar 20 paraqitje me Juventusin, pa arritur të shënojë gol apo të japë asist.
KOHA JONË SONDAZH

