Zhegrova është i palodhur, shmang ditët e pushimit dhe stërvitet ekstra

Pas periudhës së ngjeshur të ndeshjeve, trajneri Igor Tudor vendosi t’i japë Juventusit dy ditë pushim për të rikuperuar energjitë fizike dhe mendore. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët shfrytëzuan pauzën. Disa prej tyre zgjodhën të kthehen menjëherë në Continassa për të vazhduar stërvitjet, duke treguar vendosmërinë për të qenë gati për sfidat e ardhshme.

Ndër më të palodhurit është Edon Zhegrova, i transferuar në ditën e fundit të merkatos, pas një mungese prej më shumë se nëntë muajsh nga fusha. Kosovari ka ndjekur një program personal të stërvitjes edhe gjatë pushimit të kombëtareve, duke hequr dorë nga çdo ditë pushimi.

Pas debutimit në minutat e fundit kundër Borussia Dortmund (u aktivizua në minutën e 87’), Zhegrova u fut në lojë edhe ndaj Veronës (në minutën e 82’), ku tregoi shenja të qarta progresi. Synimi i tij është të rrisë minutazhin dhe të luftojë për një vend titullari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Continassa janë parë gjithashtu edhe Francisco Conceição, Mattia Perin dhe Fabio Miretti. Conceição, i cili kishte pësuar një problem muskulor që e largoi nga grumbullimi i Portugalisë, ka nisur një program të personalizuar rikuperimi. Pas mungesës ndaj Interit dhe uljes në stol me Dortmundin, ai u rikthye titullar kundër Veronës, duke shënuar edhe një gol e duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miretti, nga ana tjetër, vazhdon të vuajë një mbingarkesë muskulore që ka vonuar rikthimin e tij. Mesfushori pritet të rikthehet në grup javën e ardhshme.

Zhegrova është i palodhur, shmang ditët e pushimit dhe stërvitet ekstra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?