Zhegrova gjithnjë e më pranë Juventusit, shkak bëhet … Atletico Madrid

Atletico Madrid duket se e ka seriozisht për transferimin e Nico Gonzalez. Pas interesimit të ditëve të fundit, klubi spanjoll ka paraqitur ofertën e parë zyrtare te Juventus për sulmuesin argjentinas, i cili mund të largohet nga Torino vetëm një vit pas mbërritjes së tij. Në orët në vijim priten kontakte të reja mes palëve, me bardhezinjtë që tashmë kanë hapur derën për largimin e ish-lojtarit të Fiorentinës.

Ndërkohë, Gonzalez ka arritur marrëveshjen personale me ekipin e Diego “Cholo” Simeone, i cili dje nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Alaves. Formula e marrëveshjes mbetet për t’u përcaktuar, pasi Juventus dëshiron ta shesë lojtarin me transferim të plotë dhe kërkon të paktën 30 milionë euro.

Në rast se marrëveshja për Nico finalizohet, drejtori i përgjithshëm i Juves, Comolli, do të nisë ofensivën për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, me të cilin ka arritur tashmë akordin personal. Megjithatë, lojtari i Lille do të zbarkojë në Torino vetëm nëse largohet Gonzalez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orët e ardhshme priten të jenë vendimtare për merkaton e Juventus, e cila mund të marrë një kthesë të fortë në 48 orët e fundit të merkatos së kësaj vere. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?