Zhegrova magjeps të gjithë ndaj Sportingut, statistikat e tij janë të jashtëzakonshme

Mbrëmjen e djeshme Edon Zhegrova dhuroi një nga ato performanca që të lënë pa fjalë. Futbollistit kosovar i kanë mjaftuar vetëm 18 minuta në fushë për të treguar se është një lojtar i një tjetër niveli, madje, i një tjetër kategorie.

Sulmuesi, i njohur për driblimet dhe kontrollin e topit, ka treguar se është i jashtëzakonshëm në një përballje një kundër një, nuk ka humbur asnjë top dhe ka shfaqur një stopim të topit perfekt, si pak të tjerë.

Në aspektin teknik, Zhegrova spikat mbi të gjithë, ndoshta vetëm Kenan Yildiz mund t’i qëndrojë pranë. Ndaj Sportingut, ai ka qenë praktikisht i përsosur:100% driblimet të suksesshme, 100% duelet tokësore të fituara 3 faulle të fituara, të gjitha pas driblimit dhe 7 pasime të sakta nga 9 të tentuara. Gjithsej vetëm 15 prekje të topit, por me efikasitet maksimal.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha kjo, pavarësisht se nuk kishte luajtur që nga shtatori. Zhegrova ka vuajtur për një kohë të gjatë nga pubalgia, që e ka mbajtur nëntë muaj jashtë fushës, dhe këtë sezon është aktivizuar vetëm për pak minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresa e të gjithëve është që problemet fizike të kenë mbetur pas, në mënyrë që Zhegrova të mund të luajë më shumë minuta dhe të bëhet vendimtar edhe te Juventusi.

Sepse ndjesia është e qartë: kemi përpara një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, që me trajnerin Luciano Spalletti mund të bëjë hapin e madh në karrierë për të qenë një yll në futboll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?