Zhegrova: Nuk kam pika të dobëta, një ditë do më shihni te Barcelona!
Edon Zhegrova, është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovarë, por edhe me më shumë vetëbesim. 21-vjeçari aktivizohet te skuadra e Baselit, në kampionatin zviceran, por ai beson se një ditë mund të luajë te Barcelonë.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, jemi munduar të stërvitemi në kushte shtëpie. Tani së fundmi jemi rikthyer në stërvitje me grupin. Nuk kam shtuar as nuk kam rënë në peshë. Baseli nuk e ka aktivizuar opsionin e rinovimit për shkak të krizës financiare. Ata janë prapë të interesuar dhe duan të më blejnë. Kam shumë oferta prej Gjermanisë, Francës, Anglisë, etj. Dëshira ime është që të qëndroj në Basel, por situate nuk është e mirë për shkak të krizës financiare.
Kam disa oferta të mira nga Franca, po i shqyrtoj me menaxherët dhe shpresoj që të bëj zgjedhjen më të mirë. Nesër do të vendoset për kampionatin. Shpresoj të vazhdojë.
Pikë të dobët nuk kam. Pika ime më e fortë është vetëbesimi i lartë. Nuk jam penduar për karrierën. Gjithçka ka shkuar mirë, por qëllimi është për të shkuar më lartë.
Festimi për golin kundër Shqipërisë? Ishte normal, përshëndetje për të gjithë publikun. Gjesti është pjesë e lojës. Të gjithë e dinë që unë jam shou-man. Shqipërinë e dua shumë, i dëshirojë shumë sukses, shpresoj të kualifikohen prapë në Europian.
Ndeshja me Maqedoninë? Ekipi do luaj për fitore, nuk i dihet kush do fitojë. Ne do të japim maksimumin dhe do luajmë për fitore.
Cili lojtar të inspiron? Leo Mesin e kam pasur inspirim për mënyrën e lojës. Neymari është i preferuari i im.
E ardhmja? Unë jam i ri, 21-vjeç. Nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mendohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë”, deklaroi Zhegrova për “Fan Zone”.