“Zhgënjim dhe shumë turp”, portieri polak i Juventusit kritikon ekipin pas ndeshjes

Wojciech Szczęsny pësoi dy gola mbrëmjen e djeshme, por në asnjë prej tyre në fakt nuk ishte fajtor. Portieri i Juventusit në intervistën e dhënë pas ndeshjes për TVP Sport, e cilësoi si humbje të turpshme.

“Nuk besoj shumë në fatin e keq dhe në ngjarje fatkeqe. Ishte një ndeshje e keqe dhe fitoi skuadra që shënoi dy gola. Zhgënjim dhe shumë turp.

Tani për tani nuk mendoj për atë se ku do të shkojmë, por duhet të fokusohemi në fushë. Djemtë nuk mund të kritikohen për mënyrën si stërviten dhe si punojnë, por në fushë duket se po bëjnë keq”, tha portieri i njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pytur nga gazetari nëse e sheh “si pikënisje për të shkuar në rrugën e duhur në të ardhmen”, përgjigja e Szczęsny ishte e prerë: “Jo”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?