Zhvillime të shumta, PSG rikthen Kylian Mbappé në skuadër
Paris Saint Germain vendosi të bëjë një hap mbrapa dhe të rikthejë në skuadër Kylian Mbappé. Sulmuesi i’u bashkua shokëve në stërvitje, pasi diskutimet me drejtuesit u vlerësuan tejet konstruktive.
Vendimi u zyrtarizua nëpërmjet një njoftimi për shtyp tekampionëve të Francës. Skuadra dhe stafi teknik u njoftuan nga presidenti Al Khelaifi se Mbappé do të jetë pjesë e ekipit, për të dhënë kontributin e tij.
Pak javë më parë, parizienët i vendosën ultimatum yllit të ekipit, që nëse nuk rinovonte kontratën deri në vitin 2025, nuk do të luante asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni. Në debutimin e skuadrës në Ligue 1 kundër Lorient, Mbappé qëndroi në tribunë.