Zidane: Atalanta ekip i bukur, Gasperini ka qenë i zoti që te Juvja!
Zinedine Zidane i di shumë mirë aftësitë e Atalantës, ndaj dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes ka thënë fjalët më të mira për ekipin bergamask dhe trajnerin Gasperin. Strategu francez është ndalur edhe te dëmtimet e shumta që i kushtëzojnë zgjedhjet.
“Kemi shumë të dëmtuar, kam disa futbollistë ndaj dhe e di se kush do të luajë. Na pret një ndeshje e vështirë në Champions, duhet të bëjmë një ndeshje të bukur.
Atalanta po bën një punë të mirë prej kohësh. Gasperini më kujtohet që kur stërviste te Juventusi te të rinjtë. Ka bërë gjëra të bukura dhe nuk më surprizojnë rezultatet. Edhe atëherë bënte një punë shumë të mirë te bardhezinjtë.
Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe për të marrë maksimumin. Janë dy ndeshje, por rëndësi ka qe të japim maksimumin. Ata kanë futbollistë shumë të mirë në fazën e avancuar, janë një ekip i bukur.
Pirlo si ti? Po, sepse ka luajtur me Juven, tani bën trajnerin dhe më pëlqen ta shoh Pirlon si trajner të Juventusit, ka ndërtuar një ekip të bukur. Më pëlqen të shoh ish-futbollistë që stërvitin një ekip”, deklaroi Zidane për “Sky Sport” në Itali. /R.Lika-Koha Jone/