Zidane: E pranoj që mund të jem me fat, kam pasur edhe në jetë

Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës, duke bërë që Zinedine Zidane të fitojë 9 nga 9 finalet e fundit. Gazetarët e kanë pyetur strategun francez nëse ka pasur fat si trajner, diçka të cilin ai e ka konfirmuar.

“Kështu mund të mendoni ju. Unë pranoj që mund të jem me fat, kam pasur fat në jetë. Duhet të jem mirënjohës dhe nuk ka asnjë problem. Nuk ndryshon asgjë me fitoren e Superkupës së Spanjës.

Sfida me Sevilla-n? Ne e dimë se sezoni është shumë i gjatë, por do të vazhdojmë që të bëjmë atë që po bëjmë. E dimë se do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira të kampionatit dhe jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe.

Emërimi i Setien te Barcelona? Pres që Barcelona të luftojë për objektivat që ka. Ata do të bëjnë punën e tyre, ne tonën. Do të ketë rivalitet siç ndodh gjithmonë”, deklaroi Zidane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP