Zidane e pranon: Guardiola është trajneri më i mirë në botë!
Zinedine Zidane po përgatitet për sfidën e 1/8-ve ndaj Manchester City-it, të ndërgjegjshëm se do të kenë përballë një kundërshtar të madh përblallë. “Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar te Barcelona, Bayerni dhe City. Do të jetë një ndeshjes mes Realit dhe City-it dhe jo mes Zidane dhe Guardiolës. Mund ta cilësoni këtë përballje si të doni, një klasike apo një derbi, por për mua është një ndeshje e madhe”, është shprehur fillimisht strategu francez duke thënë fjalët më të mira për kolegun e tij.
Reali do të zbresë në fushë në “Bernabeo” me një skuadër shumë ndryshe nga tri edicionet ku madrilenët dolën triumfues. Zidane në këtë ndeshje duhet të bëjë edhe pa Hazard, i cili pësoi një tjetër dëmtim.
“Më vjen keq për Eden. Pres që kur të kthehet të japë 100 për qind. Kam parë që nuk është i kënaqur me situatën e tij, por shpresoj të mendojë pozitivisht. Operacion? Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por sezoni i tij është i mbyllur”.
Në fund francezi komentoi edhe dënimin e City-it për shkak të mos respektimit të Fair Play-it Financiar: “Nuk janë nën presion, janë një ekip i mirë dhe e kanë treguar. Ne thjesht duhet të mendojmë për të dhënë maksimumin dhe të bëjmë një ndeshje të mirë”. /Rozalb Lika-Koha Jone/