Zidane e thotë hapur: Do të më pëlqente të drejtoja Francën!
Trajneri Zinedine Zidane ka lënë të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas disa kohësh.
“Kam folur edhe në të kaluarën për këtë gjë. Jam trajner ndaj përse nuk mund të drejtoj Kombëtaren e Francës? Nuk ka asgjë të re. Nëse do to të ndodhë, është mirë.
Të gjithë kanë historinë e tyre, edhe unë me Francën. Eksperienca ime me Kombëtaren ka qenë fantastike deri në ndeshjen e fundit (goditi Materazzin në Kupën e Botës dhe u ndëshkua me karton të kuq). Ka pasur ulje dhe ngritje, por historia ime me Francën ka qenë e bukur”, u shpreh Zidane. /R.Lika-Koha Jone/