Zidane është në rrezik, Perez mendon për Gallardon

Pankina e Zinedine Zidane është në rrezik. Pozicioni i trajnerit është komplikuar pas eliminimit të Real Madridit në Kupën e Mbretit përballë Alcoyano, ekip i divizionit të tretë në Spanjë, edhe pse në fakt kundërshtarët ishin edhe në inferioritet numerik.

Fati i Zizou do të jetë i varur nga rezultatet në ndeshjet e ardhshme të madrilenëve, teksa për momentin diferenca me Atletico Madrid është -4 pikë. Në Champions ndërkohë do të sfidojnë Atalantën.

Nga Argjentina raportojnë se Fiorentino Perez ka nisur të mendojë për pasuesin e francezit, teksa sipas ESNP, një nga emrat më të përfolur është Marcelo Gallardo, trajneri aktual i River Plate. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP