Zidane: Fitore e madhe me vuajtje, ky futbollist më surprizoi

Real Madrid mori një të rëndësishme pasditen e sotme ndaj Sevillas në shtëpi me shifrat 2-1. Një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë për “Los Blancos”, por që u zgjidh nga dy golat e Casemiros, i cili tregoi vlera të mira si sulmues.

Pikërisht në lidhje me performancën e brazilianit ka folur trajneri Zidane, i cili është shprehur se ndihet i çuditur nga lojtari i tij.

“Kishim dy rrugë sot: Ose të fitonim, ose të fitonim! Kemi vuajtur, por kemi ditur të reagojmë. Pjesa më e rëndësishme tani është përgatitja fizike, sepse në këtë pikë të sezonit ndeshjet janë më me volum dhe luhet më shpejt.

Goli i anuluar i Sevillas? Nuk e shoh edhe aq vendimtar atë moment. Në pjesën e dytë mund të ndryshonin shumë gjëra. Casemiro më ka surprizuar shumë, sidomos te goli i parë. Më bëhet qejfi për të”, është shprehur Zidane.

SHKARKO APP