Zidane fjalë të mëdha për Ramos: Do ta merrja gjithmonë me vete!
Zinedine Zidane pret që Sergio Ramos të rinovojë sa më shpejt kontratën me Real Madridin. Kapitenit të madrilenëve i përfundon marrëveshja aktuale në vitin 2021, teksa strategu francez nuk dëshiron që ai të mbetet në sezonin e ardhshëm pa kontratë të vlefshme.
“Gjithmonë do ta merrja Sergio Ramos me vete. Është kapiteni ynë, lider dhe një pikë referimi për ne. Nuk jam i interesuar që ta shoh në stol.
Sfida para City-it? Po punojmë për ndeshjen me Levanten. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës, ku duhet të japim 100 për qind. Kemi në kontroll atë që bëjmë në fushën e lojës.
Nga 29 pikë në total, 20 prej tyre i kanë marrë në shtëpi. E dimë se çfarë ndeshje na pret. Do të jetë e vështirë dhe e komplikuar, por ne jemi gati për të luajtur mirë”, deklaroi Zidane. /R.Lika-Koha Jone/