Zidane flet për rikthimin e Ronaldos: Të gjithë e dini vlerën e tij te Reali!

Zinedine Zidane ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Elches, të vlefshme për La Liga. Strategu francez është pyetur edhe në lidhje me zërat për rikthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos te Los Blancos.

“Mirë, ju të gjithë e dini se domethënie ka Cristiano Ronaldo te Reali, afeksioni që kemi për të dhe ajo që ka bërë këtu ka qenë e mahnitshme.

Por tani është një lojtar i Juventusit dhe po bën shumë mirë atje. Nuk mund t’ju them asgjë, shumë gjëra janë thënë, por duhet respekt në lidhje me këto gjëra”, ka thënë Zidane në deklaratën për mediat iberike. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP