Zidane: Guardiola është trajneri më i mirë në botë!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka cilësuar Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë. Dy strategët e njohur do të përballen në fazën e 1/8-ve në Champions League, në atë që cilësohet si finale e parakohshme.

“Do të jetë një ndeshje speciale ndaj tij. Jam përballur me të shumë herë. E respektoj si futbollist dhe trajner, sepse mendoj se është më i miri në botë. Ai e ka provuar gjatë karrierës së tij dhe po shoh përpara për t’u përgatitur për duelin ndaj ekipit të tij.

Sfida me Bilbaon? Një tjetër ndeshje e vështirë. Athletic ka bërë shumë mirë që nga fillimi i sezonit, por ne jemi përqendruar te vetja jonë. Jemi gati për të luajtur një ndeshje të madhe. Është ndeshja e vitit ndaj do të japim gjithçka.

E ardhmja? Varet se si do të ndihem. Nuk mendoj se do të jem trajner në moshën 60 apo 70 vjeç.

Më i mirë trajner se lojtarë? Është e ndryshme, më pëlqen që të drejtoj dhe të luaj. U them futbollistëve që ta shijojnë kur luajnë”, deklaroi Zidane. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP