Zidane: I lumtur për fitoren ndaj Huesca-s, treguam karakter!

Real Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Huescas, ku madrilenët fituan me rezultatin 1-2. Trajneri Zidane është shprehur shumë i lumtur për triumfin, por e pranon se nuk ishte një ndeshje e lehtë.

“Ishte një fitore me të vërtetë e rëndësishme për ne sepse kemi kaluar një moment jo të mirë kohët e fundit. Treguam shumë karakter dhe kjo fitore na ndihmon që të ecim në drejtimin e duhur.

Duhet të tregohemi të duruar dhe të kënaqur me performancën tonë. Padyshim që ishte një ndeshje e vështirë, por arritëm të merrnim tre pikët. Është një sezon i gjatë dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë”, u shpreh Zidane.

SHKARKO APP