Zidane: Mendoj vetëm për 3 pikët dhe vendin e parë, jo për shkarkimin!

Zinedine Zidane është shprehur se nuk do të surprizohej nëse do të shkarkohej nga drejtimi i Real Madrid nëse do të eliminohej nga Championsi. Los Blancos mund të kualifikohen si të parët në grup, nëse të mërkurën në mbrëmje do të fitojnë ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach në “Alfredo Di Stefano Stadium”. Reali nuk është eliminuar asnjëherë në fazën e grupeve të Champions League.

“Klubi do të bëjë atë që duhet të bëjë, si gjithmonë. Nuk e mendoj diçka të tillë (shkarkimin), mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Nuk e mendoj shkarkimin, sinqerisht”, deklaroi francezi në konferencën për mediat. Nën drejtimin e Zidane Reali fitoi Championsin në tri sezone radhazi nga 2016 deri në 2018.

“Jemi mësuar me ndeshje të mëdha. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të treguar se kush jemi. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe për fitoren. Do të bëjmë gjithçka për të marrë 3 pikët dhe vendin e parë. Ka raste që luajmë mirë, por humbasim. E rëndësishme është që t’i bëjmë gjërat si skuadër, të qëndrojmë së bashku, të mbrojmë bashkë dhe të lejojmë pak hapësira për rivalët”, u shpreh Zidane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP