Zidane: Mendoj vetëm për Granadën, as për duelin me City-in në Champions!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në prag të ndeshjes ndaj Granadës është shprehur se kjo do të jetë sfida më e rëndësishme nga 3 javët e mbetura. Pas fitores së Barcelonës në fundjavë, skuadra merengues beson se mund të rikthehet sërish në +4 katër të hënën në mbrëmje.

“Është java e fundit dhe kanë mbetur vetëm 3 ndeshje. Është më e vështira, por më e rëndësishmja. Të gjitha skuadrat që kemi përballë kanë nevojë për pikë dhe ne duhet të luajmë me të gjitha energjitë në ndeshjen kundër Granadas. Kampion? Ai që do të ketë më shumë pikë në fund të sezonit.

18 ndeshje pa pësuar gol? Kjo statistikë tregon se ekipi ka qenë konstant. E dimë se jemi të mirë. Jam i kënaqur për Courtois dhe për skuadrën. Më e rëndësishme është që skuadra po lufton. Ne nuk duam të mendojmë për histori, por vetëm të fitojmë ndeshjen. Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme. Nuk mendoj as për sfidën kundër Manchester City-t, vetëm për Granadën”, u shpreh Zidane.

SHKARKO APP