Zidane merr lajmin e papritur, Carvajal dy muaj jashtë fushave
Nuk ka aspak lajme të mira te Real Madrid. Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim së fundmi, teksa sipas testeve mjekësore të konfirmuara dhe nga klubi madrilen bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e majtë që do ta mbajë dy muaj jashtë fushave të lojës.
Në këtë mëyrë mbrojtësi i krahut të djathtë do të humbasë “El Clasicon” si dhe ndeshjet e para nde Champions League. Odriozola mbetet alternativa e vetme në krahun e djathtë, pasi Achraf Hakimi u shit në verë te skuadra e Interit.
Një tjetër alternativë mund të jetë edhe Nacho, i cili ka luajtur jo pak herë në atë pozicion, ndërkohë që duket e vështirë që në krahun e djathtë të luajnë Marcelo apo Mendy. Lista e dëmtimeve në fakt te skuadra e Realit është disi e gjatë, teksa në të janë edhe Carvajal, Hazard, Militao dhe Mariano. /R.Lika-Koha Jone/