Zidane merr një lajm fantastik para “El Clasicos” ndaj Barcelonës

Zinedine Zidane merr një lajm shumë pozitiv para ndeshjes kundër Barcelonës. Sergio Ramos do të jetë gati për “El Clasicon”. Ai nuk luajti në ndeshjen kundër Shakhtar për t’u bërë gati ndaj rivalëve të thekur të “Los Blancos”.

Kapiteni do të grumbullohet me skuadrën dhe me shumë mundësi do të jetë gati për “El Clasicon” e parë të sezonit. Reali dhe Barcelona nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe “El Clasico” mund të jetë një shans i mirë për të kthyer faqe.

Trajneri Zidane ka dy humbje radhazi në stolin e Realit dhe një disfatë tjetër mund ta lëkundë jo pak pozicionin e tyre në krye të Los Blancos.

SHKARKO APP