FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: “Përfunduam një cikël, tani fillon një tjetër”

Zidane thotë se ka filluar në cikël i ri për Real Madridin.

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës pasi e mposhti 5:1 Barcelonën me rezultat të përgjithshëm. Trajneri i “Los Blancos”, u shpreh tejet i lumtur me këtë triumf, që ishte titulli i shtatë që kur iu bashkua Realit në janar të vitit 2016.

Ai tha se përfunduan një cikël të suksesshëm dhe tani fillon një tjetër me katër tituj në lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i lumtur që filluam kështu, duke fituar tituj me këtë lojtarë të mrekullueshëm. Kemi përfunduar në mënyrën më të mirë një cikël, tani fillon një tjetër me katër tituj në lojë dhe do të jetë shumë e komplikuar”, tha Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishim superior dhe këtë e tregon rezultati përfundimtar. Të them të drejtën, e kam pritur një ndeshje të tillë në “Bernabeu”. Sidomos pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme kështu që dua t’i përgëzojë lojtarët për punën e palodhshme”, shtoi Zizu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?