Zidane u bën të ditur futbollistëve të ardhmen e tij

Zinedin Zidane do të largohet nga drejtimi i Realit të Madridit në fund të sezonit. Trajneri francez i ka komunikuar skuadrës së tij se pas përfundimit të sezonit aktual, ai do të paraqesë dorëheqjen. Numri një i stolit madrilen e ka menduar gjatë sezonit këtë gjë dhe ka arritur në përfundimin se ka ardhur koha që të largohet sërish nga klubi spanjoll.

Mes motiveve kryesore që e kanë detyruar francezin që ta lërë Realin një vit përpara përfundimit zyrtar të kontratës është lodhja, në aspektin psikologjik.  Zërat e largimit nga Real Madrid janë shtuar shumë ditët e fundit, teksa emra si Raul dhe Max Allegri përfliten për ta zëvendësuar në pankinë.

Gazetari spanjoll i El Transistor, Fernando Burgos raporton se trajneri francez ua ka bërë të qartë lojtarëve të Real Madrid që do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit. Zizou dëshiron të provojë një aventurë të re, teksa Juventusi shihet si opsioni i parë.

SHKARKO APP